Home Aktualitet Ministri shqi...

Ministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Nuk e mbajmë NE peng Shqipërinë

872
0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke komentuar faktin që Bullgaria mund të zhbllokojë negociatat, tha se secili shtet ecën me dinamikën e vet në këtë proces, por nënvizoi se Tirana dhe Shkupi duhet të jenë bashkë për të qenë një element i rëndësishëm gjeopolitik dhe për të ndihmuar njëra-tjetrën.

“Në 2019-ën ishte ‘po’ për ne dhe ‘jo’ për Shqipërinë. Tani është ‘po’ për Shqipërinë, ‘jo’ për ne. Nëse shohim vetëm rezultatin e momentit mund të jetë vetëm interes afatshkurtër. Unë mendoj se deri në një fazë të caktuar të procesit duhet të jemi bashkë. Mirëpo, askush nuk ia mohon Shqipërisë që të kërkojë të ecë përpara në këtë rrugë”, tha Osmani.

Ministri shqiptar në qeverinë maqedonase falënderoi veçanërisht Kryeministrin Rama për qëndrimet e tij në mbështetje të Maqedonisë së Veriut, jo vetëm gjatë samitit në Bruksel, por edhe në dalje të tjera publike.

“Ne jemi falënderues për qëndrimin e Shqipërisë. Ka qenë e jashtëzakonshme që ju të shkoni kundër interesit tuaj dhe të thoshit ‘e presim Maqedoninë e Veriut’ ka qenë e jashtëzakonshme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit