Home Aktualitet Ministrja Kum...

Ministrja Kumbaro: 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 mujorin e vitit 2023

37
0

Në një takim për bilancet e sezonit turistik veror 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar. Ndërkohë, vetëm muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar.

“Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, theksoi Kumbaro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit