Home Aktualitet Ministrja Kus...

Ministrja Kushi: Benet, duhet të bashkëpunojmë ngushtë për infrastrukturën shkollore dhe universitetin

45
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se bashkëpunimi me bashkinë e Shkodrës është e domosdoshme  për projekte dhe programe që realizohen jashtë orarit mësimor.

”Projekti Shkolla Qendër Komunitare, projekti Ekipet Sportive, arti dhe zejet, bëjmë detyrat e shtëpisë e shumë projekte të tjera nuk realizohen dot nëse nuk do ishte mirëmbajtja dhe administrimi i shkollave që u takon bashkive. Prandaj unë vetë angazhohem me strukturat arsimore për të bërë maksimumin”,-tha Kushi gjatë turit të kryeministrit Edi Rama që nisi në Shkodër.

Duke folur për universitetin e Shkodrës, ministrja Kushi tha ndër të tjera se ka një potencial të jashtëzakonshëm, por ka nevojë për mbështetje, ndaj kërkoi që të bëjnë maksimumin në bashkëpunim me bashkinë për infrastrukturën, projektet e mbështetjes studentore dhe ndërkombëtarizimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit