Home Aktualitet Ministrja Kus...

Ministrja Kushi: Nuk do të tolerojmë askënd që cenon mirëqenien e fëmijëve

32
0

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se nuk do të lejohet askush në ambientet arsimore që cenon mirëqenien e fëmijëve.

Së pari shumë faleminderit për shqetësimin e sjellë dhe për mundësinë që më jepni që të theksoj sot edhe një herë para jush, por edhe përpara prindërve dhe gjithë opinionit publik, se sa e rëndësishme është për ne, jo vetëm të rrisim cilësinë e arsimit, por së pari të garantojmë mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, e madje jo vetëm brenda mjediseve të shkollave por edhe jashtë tyre, kudo ku mund të paraqitet rrezik për ta. Në lidhje me pjesën e parë të pyetjes suaj (po citoj): “Mbi cfarë kriteresh është bërë rekrutimi dhe emërimi i Engjëllush Bregut, i dënuar me parë për “Pedofili” dhe “Ngacmim seksual”, në shkollën “22 tetori” në Berat.

Më lejoni të theksoj që në fillim, që edhe shqetësimi ynë si ministri ka qenë shumë i lartë për këtë ngjarje, dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Unë, personalisht, e kam dënuar ashpër publikisht, që në momentin e parë emërimin me kontratë të këtij mësuesi, sepse vërtetë e besoj fort që persona të tillë nuk duhet të bëjnë qoftë edhe një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Personi është larguar menjëherë nga detyra, vetëm 4 ditë pas lidhjes së kontratës, pasi morëm edhe konfirmimin zyrtar nga gjykata për kryerjen e veprës penale, dhe nisem menjëherë një hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës, që me veprime apo mosveprime kanë lejuar punësimin e tij“, tha Kushi ndër të tjera ditën e sotme në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit