Home Aktualitet Ministrja Kus...

Ministrja Kushi tregon pse u mbyllën shkollat: Problem jo ngrohja por depozitat e ngrira

25
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot për mediat mbi vendimin për mbylljen e shkollave për tre ditë me arsyetimin e uljes së temperaturave në vend.

Kushi ka mohuar se ka problem me ngrohjen nëpër shkolla, por tha se problem është edhe rruga e fëmijëve për në shkollë.

Rrugën që duhet të bëjnë deri në shkollë, që mund të ketë rreziqe për shkak të ngricave, flokëve të borës, depozitat e ujit, kam dëgjuar që në disa shkolla kanë ngrirë depozitat e ujit dhe nuk kanë ujë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë.

Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohje, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata.

Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës“, tha Kushi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit