Home Aktualitet Ministrja Man...

Ministrja Manastirliu: Për herë të parë In Vitro do të realizohet në shtet dhe falas

143
0

Shërbimi in vitro do të mundësohet në spitalet shtetërore dhe falas.

Në Maternitetin Koço Gliozheni po ngrihet Qendra e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri.

Si fillim do të ofrojë shërbim për 100 çifte në vit.

Në të do të kryhet i gjithë procesi. Nga ai i terapive, deri tek insemimi.

Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej sturkturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave, të cilat ne duam që t’i realizojmë në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe më pas të vijojmë dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”- tha Ministrja Manastirliu.

Jemi të fokusuar për të rritur tanimë edhe stafin, ndërkohë që kemi shtuar stafin me dy biologë. Kemi mundësi të vazhdojmë trajnimin dhe përsa i përket obstetër-gjinekologve dhe anesezistëve edhe infermierët që do të punojnë gjithashtu në këtë qendër dhe do të kemi mundësinë që të fillojmë me 100 raste në vitin e parë dhe më pas të rrisim edhe numrin e rasteve, ashtu sikurse ne duam dhe e kemi të projektuar. Ky do të jetë një investim, i cili do të vijojë sepse ne mbështetjen përsa i përket edhe terapive të cilat realizohen në vijim të kësaj procedure, do të financohen nga buxheti i shtetit“,- tha ministrja Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit