Home POLITIKE Ministrja Olt...

Ministrja Olta Xhaçka: Të rinjtë tanë meritojnë një prespektivë të qartë europiane

134
0

Në Ditën e Europës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në një diskutim të hapur me ambasadorë të vendeve të BE në vendin tonë, lidhur me përgjigjen e përbashkët të Shqipërisë dhe BE ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Xhaçka tha se shqiptarët nuk kremtojnë thjesht Europën, por mbi të gjitha ëndrrën e tyre për t’u bërë pjesë e saj. Ministrja shprehu mirënjohje për gjithçka që BE-ja ka bërë për Shqipërinë dhe rajonin, teksa theksoi domosdoshmërinë e një qasjeje më strategjike të BE ndaj rajonit.

”Shqipëria është duke luajtur një rol të dorës së parë në arenën diplomatike globale, në Këshillin e Sigurimit ku po jep një kontribut aktiv e të qenësishëm në mbështetje të Ukrainës. Ne e meritojmë të kemi një perspektivë të qartë evropiane, këta të rinj e të reja që janë sot këtu e meritojnë që ta jetojnë BE njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në vendet anëtare dhe të mos u duhet të presin edhe ata për dekada e dekada me radhë me një BE që ngelet si një vegim që nuk afrohet kurrë në horizont, siç për fat të keq i qëlloi brezit tim”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit