Home Aktualitet Minorenet shq...

Minorenet shqiptare, rrahje si ”kafshët” në Tik-Tok! Një alarm për shoqërinë

547
0

Nga: Redjon Shtylla

Normalizimi dhe shijimi i dhunës, mes vajzave është një fakt tronditës, për një shoqëri kaotike si e jona. Nisur nga ngjarjet e fundit, të sherreve fizike ku në qendër janë vajza minorene, rëndësia e rrëzimit të qeverisë meriton zero vëmendje dhe hapësirë mediatike, sepse na është rrëzuar rinia. Këto video, ku shihen sesi vajza minorene rrihen, dhe bashkëmosharët e tyre kalojnë në ekstazi të shpërthimit euforik, janë një ALARM I MADH. Shijimi i dhunës, dhe më pas publikimi në Tik-Tok, është kthyer në një trend të FRIKSHËM.

Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur dhuna për të zgjidhur një keqkuptim, shijojnë aktet skandaloze të dhunës sikur të ishte spektakël. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për “plumba” dhe “thyerje hunde”, të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.

“Na ndali shteti, gjë nuk na gjeti. E kemi armën me vete”, thuhet në një tekst kënge, e me të tilla mesazhe ka me qindra këngë, që rinia e sotme i ka si refren të përditshmërisë. Problemi është zinxhir. Nisur nga fryma e dhunës, te mos respektimi i ligjeve që dëgjojmë çdo ditë në këngët e reperave, prodhojnë këtë shoqëri, ku normalizohet DHUNA. Ku rinia, sidomos të miturit janë ata edhe që e shfaqin më shumë këtë model të keq, të këtij modeli që kërkon të kesh makina të markave luksoze, të lëndëve narkotike dhe të dhunës.

Si mund të edukohet brezi i ri, vajzat e mitura që të qënurit “bosse” nuk është rrugë. Rruga e duhur është shkolla, një shoqëri e shëndetshme, larg bullizimit, larg dhunës, larg çdo fenomeni që i dëmton vetë ata.

Jemi të vetëdijshëm që sot në auditor, në kafe e kudo në bisedat e thjeshta në rrugë, dëgjojmë e shohim që kemi një rini me synim dhe thënien ”Shqipëria nuk bën”, me dëshirë për të ndërtuar një jetë të re në Europë. Por problemin e krijojmë, dhe nuk punojmë për zgjidhje. si mundet që një i mitur, nga një dhunues, të integrohet në një shoqëri të huaj?

Kakofonia e një politike të zymtë, përçarëse, dhe ligjërisht jo zhvilluese ndaj rinisë, e kanë kthyer ikjen nga vendi, një shpëtim për trurin e së ardhmes, edhe pse jashtë këtë rini nuk e pret ”luksi”, por paketa e një politike ndihmuese dhe zhvilluese është dhurata e parë.

Kjo politikë e sotme ka ndërruar veç maskën, pasi e përdor rininë si trampolinë për tu hedhur në realizimin e synimeve të pushtetit, autoritetit, luksit dhe sidomos për pasurimit e vet. Rininë e kanë si maskë, e përdorin si imazh në zgjedhje, që të mbushin sheshe, si manekine për mbajtjen e pushtetit. Rinia është në një kohë trampoline, ku e hedh politika sa herë të dëshirojë, luan dhe i tregon sesi të reagojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit