Home Bota Mitsotakis kë...

Mitsotakis kërkon falje për tragjedinë në Greqi: Përgjegjësi e gjithë qeverisë

83
0

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar falje për tragjedinë e ndodhur në Larisa ku si pasojë e përplasjes së dy trenave dy persona humbën jetën. Për të ngjarja është përgjegjësi e të gjithë atyre që qeverisin ndërsa shtoi se do të ngrihet një komision i posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen e rëndë.

“Në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re. Por ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”.

Ai tha se nuk është justifikim fakti që sistemi i kontrollit digjital do të jetë tërësisht funksional në muajt në vijim, duke shprehur keqardhjen që nuk u rezlizua përpara se të ndodhte tragjedia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit