Home Editorial Mos u ngopshi...

Mos u ngopshi me euro dhe prona!

3900
0

(Ky editorial shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njejtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku. Ai do të shfaqet si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës ai punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, shitet prej tij, me një çmim të shumëfishuar, ndërsa ndryshon pronësi dhe administrim disa herë, mes Bulos, Begaj dhe Lamajt. Por sipas Prokurorisë së posaçme, zotëruesi indirekt i saj, ka mbetur zoti Berberi.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave. Transaksione nga “net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e zotit Berberi, janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.Gjithçka ka nisur në gushtin e vitit 2017, kur Valter Begaj krijon kompaninë “B-VAAL ENGINEERING” me kapital 100 mijë lekë. Dy muaj me vonë, në tetor të 2017  Valer Begaj, krijon firmën “B–VAAL ENG–10 shpk”, me objekt veprimtarie të njëjtë si kompania e parë për projektim dhe mbikëqyrje ndërtimesh. Kapitali është po ashtu i njëjtë 100 000 lekë. Rreth një vit më vonë në 7 shtator të 2018, sipas kësaj kontrate Valter Begaj ia shet “B – VAAL ENG – 10 shpk’, Evis Berberit për 100 000 lekë, aq sa ishte dhe vlera e kapitalit.

Me tu bërë pronar, Evis Berberi ia ndërron emrin kompanisë në “DAAM shpk”. Pak muaj më vonë më 31 janar 2019, kohë kur Evis Berberi emërohet këshilltar i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kompaninë që bleu për 100 000 lekë e shet për 500 000 euro te shtetasja Brunilda Buli. Pikëpyetjet e këtij trasaksioni janë të mëdha për shkak se vlera e kompanisë që Berberi e bleu për shumën modeste 100 mijë lekë u rrit me më shumë se 500 fish në pak muaj, duke u shitur për 500 mijë euro.

Se si arriti Evis Berberi në pak muaj t’ia rrisë vlerën kompanisë të sapo blerë nga më pak se 1 mijë euro në 500 mijë euro, kjo është e paqartë, por kapitali i shoqërisë ka qenë i njëjtë. Transaksionet e dyshimta vazhdojnë më tej. Sipas një kontrate të firmosur më 23 dhjetor të 2021 Brunilda Buli, ia shet të njëjtën kompani themeluesit të saj Valter Begaj.

Po ndërsa në tetor të 2018, Valter Begaj ia shiti për 100 mijë lekë kompaninë Evis Berberit, 2 vite më pas ai e riblen të njëjtën kompani për 200 milion lekë rreth 1,7 milion euro me kursin valuator të kohës. 2 muaj pasi e ribleu Valter Begaj ia shet shtetasit në 21 shkurt të 2022 Ervis Lamit po për 1.7 milion euro kompaninë DAAM shpk. Por zinxhiri i trasaksioneve të dyshimta nuk mbaron këtu, sepse në 29 mars të 2022 Ervis Lami, ia dhuron falas Valter Begajt kompaninë DAAM shpk, ish B –VAAL ENG – 10 shpk të cilën ia kishte blerë po atij për 1,7 milion euro 1 muaj e gjysmë më parë.

Është e paqartë se pse pronësia e kësaj kompanie ndryshoi 6 herë në pak vite, ku vlera e shitjes shkoi nga 100 mijë lekë në 1,7 milion euro, për t’u dhunuar në fund tek i njëjti pronar që e krijoi shoqërinë. Në mes të transaksioneve qëndron Evis Berberi, i cili duke investuar më pak se 1 mijë euro në pak muaj futi në xhep 500 mijë euro, një sipërmarrje që do ta kishin zili sipërmarrësit e të gjithë botës.

Ndaj SPAK ka fakte se kjo është një vepër të pastër korrupsioni ku fijet shtrihen në disa segmente qeveritare.

Mësohet se SPAK po heton dhe një ish-deputet të PS-së që merret me ndërtime dhe që ka marrë dhjetra milionë euro nga buxheti i shtetit.

Se çfarë guximi kanë këta zyrtarë të lartë që të vjedhin kaq hapur duke mos patur frikë, tregon se janë të pangopur në korrupsion.

Ka një shprehje popullore: ‘MOS U NGOPSHI!”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit