Home Aktualitet Moti i keq, n...

Moti i keq, njoftimi nga Rinasi: Anulohen 10 fluturime

295
0

”Tirana International Airport” (Rinas), ka bërë me dije se janë anuluar 10 fluturime për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.

Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të borës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa. Të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet, thuhet në njoftimin e TIA-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit