Home Aktualitet Moti për këtë...

Moti për këtë të dielë, rreshje shiu dhe ulje temperaturash

27
0

Moti në këtë të dielë të Pashkëve, do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë. Herë pas here parashikohet që të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit