Home Rajoni Msheleni gojë...

Msheleni gojën për Hamiden!

637
0

Nga: Redjon Shtylla

Qiellin po e mbushim me ëngjuj, po në tokë çfarë po jeton? Një grua s’arriti të bëhet nënë, një jetë e palindur nuk frymoi, edhe pse pak orë e ndanin nga trupi i nënës. Një tjetër krim makabër dhe çnjerëzor ka tronditur mbarë shqiptarët. Fatkeqësisht jo se ka krim, por tragjikisht se Hamide Magashi, në orët e fundit të shtatzanisë u vra në pragun e folesë ku pritet jeta. Ajo u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili në derën e maternitetit në Prishtinës, kur kishte dalë me një shoqe për të blerë bukë.

Lotët dhe qurravitja kovektive e qeverisë kosovare, dhe e postimeve të figurave publike e jo vetëm në rrjete sociale, nuk e kthejnë në jetë 35-vjeçaren, e as ëngjëllin që nuk pa dritën e diellit dhe këtë botë të egër. Vetëm në eko e pa foshnjen brenda saj, dhe kishte raportuar në korrik për dhunë psiqike dhe fizike dhe prokuroria personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt.

Por kush e dëgjoi, e kush e ndihmoi. Askush. Jemi po këtu, duke shkruar për një jetë të vrarë barbarisht, çnjerëzisht dhe çdo përcaktim nuk e përshfaq aktin e një “burri” të sëmurë jo mendërisht, por nga struktura e tij njerëzore. Hamide nuk ishte pronë e tij. E nëse ajo nuk iu dhimbs, për foshnjen nuk mendoi?

Kurrë shteti nuk duhet të bëhet njësh me popullin, nuk duhettë vajtojë, por të veprojë. S’është një makth, pasi po përsëritet, po ndodh realisht. Gratë po vriten çdo ditë. Faji është i të gjithë atyre që ne i kemi ulur nëpër karrige, që sot po vajtojnë me statuse në rrjete sociale.

Sistemi i Drejtësisë, si në Kosovë dhe në Shqipëri është i kalbur dhe Policia është e paaftë për të mbrojtur të gjitha gratë me udhër mbrojtje, pasi urdhërat e mbrojtjes jepen, por veç me letër pasi zbatimi në terren nuk ndodh kurrë. Për vite me rradhë nuk është arritur që të shpëtohen gratë nga krahët vrasës të bashkëshortëve, por kjo duhet të ndalojë, përpara se krimi të mos ndalojë dhe femrat të shuhen në vend.

Shqiptarët janë xhelozë. Xhelozia si ndjenjë sekondare është primitive dhe kur është patologjike hyn te sëmundjet mentale. Xhelozia dhe hakmarrja janë motivet kryesore të vrasjeve. Nuk ndalen me ligj, por rrallohen me edukatë.

Sot protestohet, vajtohet dhe nesër tragjikisht një tjetër grua do të jetë kurban i dorës vrastare të burrit. Ndaj, për hir të shpirtit të Hamides, dhe të krijesës së pafajshme, msheleni gojën, mos vajtoni, por veproni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit