Home Sporti Muçi në super...

Muçi në super formë, shënon për Legian në Conference League (VIDEO)

9
0

Ernest Muçi po kalon një formë fantastike te Legia e Varshavës, teksa dhe mbrëmjen e djeshme është bërë protagonist ndaj Austrisë të Vienës.

Talenti shqiptar e nisi këtë përballje nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 60-të, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 0-2. Futja e Muçit i dha një impuls tjetër lojës, teksa Legia arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës në minutën e 87-të.

Pas një harkimi nga e majta nga ana e Baku, Muçi goditi saktë me kokë, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Legia Warszawa [1]-2 Austria Wien – Ernest Muçi 57′
by u/4gjdtokurwa in soccer

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit