Home Sporti Muriqi: Krena...

Muriqi: Krenar që përfaqësoj Kosovën, shpresoj që Spanja të na njohë

60
0

Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në karrierën e tij, teksa është kthyer në një lider absolut për skuadrën e Mallorcas në Spanjë.  Deri më tani, sulmuesi shqiptar ka shënuar 10 gola në La Liga, duke qenë mes emrave të mëdhenj si Lewandowski, apo Benzema në listën e golashënuesve.

Muriqi është nderuar me një çmim special nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Në fjalën e tij falënderuese, ai shpresoi se me paraqitjet e tij mund të të ndikojë në vendimin e Spanjës për të njohur Kosovën si shtet të pavarur.

“Në radhë të parë dua të falënderoj Komitetin Olimpik të Kosovës, që më ka dha dhënë çmimin special që e marrin sportistët që përfaqësojnë Kosovën anë e mbanë botës. Është një çmim shumë special për mua. Besoj që deri më sot e përfaqësova Kosovën ashtu siç duhet. Jo vetëm me profesionin tim, por edhe jashtë fushës, me karakterin tim.

Pa asnjë dyshim që kjo do të vazhdojë kështu, edhe brenda, po ashtu edhe jashtë fushës. Ndihem krenar që e përfaqësoj shtetin tim jashtë vendit, sidomos në Spanjë, që fatkeqësisht nuk na njeh. Me këtë fuqi dhe me këtë kurajë që kam, shpresoj që të ndihmoj shtetin tim që Spanja të na njohë si shtet”, tha Muriqi.

Muriqi ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, teksa Atletico Madrid është skuadra më e interesuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit