Home Aktualitet Muzeu Besa do...

Muzeu Besa do ndërtohet në zonën historike të Tiranës

75
0

Muzeu Besa, një hapësirë e re që i shtohet Tiranës, dhe që do të lidhet me historinë apo arkeologjinë, etnografinë dhe periudhën e komunizmit, që do të ngrihet në zonën historike të Tiranës.

Pesë finalistët prezantuan projektet e tyre për muzeun, të përzgjedhur mes 17 projektideve që u paraqitën në fazën e parë të konkursit.

Prej datës 12 prill, kur u bë shpallja e finalistëve, nisi edhe faza e dytë, gjatë së cilës finalistët janë ftuar për një vizitë në sitin e Muzeut, për t’u njohur nga afër me godinën ekzistuese dhe oborrin si dhe për të bërë rilevimet e tyre që do t’i ndihmojnë në finalizimin e projekt-idesë së fazës së dytë.

Pas prezantimeve po vijohet me vlerësimin e më pas me shpalljen e fituesit i cili do të bëhet tek oborri i banesës se Libohovitëve-Toptanasit, e cila do të jetë e hapur për publikun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit