Home Aktualitet Nancy Pelosi ...

Nancy Pelosi jep dorëheqjen, kush mund të zgjidhet në krye të Kongresit amerikan

103
0

Deputeti i Nju Jorkut, Hakeem Jeffries ka të ngjarë të zgjidhet nga demokratët për të zëvëndësuar Nancy Pelosin në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Ajo udhëhoqi demokratët në SHBA për gati dy dekada.

82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit. Vendimi vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.

Nancy Pelosi ishte kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve, ajo udhëhoqi miratimin e ObamaCare; miratoi triliona dollarë në ndihmë gjatë pandemisë COVID; dhe nisi hetimin për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit