Home Sporti Napoli pa një...

Napoli pa një nga yjet në çerekfinalen e parë ndaj Milanit në Champions

194
0

Napoli konfirmon një mungesë të madhe në prag të çerekfinales së parë në Champions League,  ndaj Milanit në “San Siro”. Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e të grumbulluarve dhe bie në sy fakti që Osimhen nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Milanos, teksa krahas tij, do të mungojë edhe Simeone, i dëmtuar në fundjavë ndaj Lecces.

Trajneri i Napolit do të duhet të bëjë jo vetëm pa një prej pikave më të forta të formacionit, por edhe pa zëvendësuesin e parë të tij. Ndaj Milanit, vendi në formacion do t’i takojë italianit Raspadori, i cili do të mbështetet nga Kvaratskhelia dhe Lozano nga krahët.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit