Home Aktualitet NATO reagon p...

NATO reagon për marrëveshjen në Ohër: Kosova dhe Serbia të zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord

81
0

NATO ka mirëpritur pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi Aneksin e zbatimit të Planit evropian. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, në rrugën për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i inkurajojmë palët që t’i implementojnë ato për çka kanë rënë dakord. Ne jemi të përkushtuar për stabilitet në rajon”, ka thënë ajo në Twitter.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i detyruar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit