Home Aktualitet Nazarko për B...

Nazarko për Berishën dhe qëndrimin e Yuri Kim: Po vendos PD në linjë përplasjeje me SHBA-në

44
0

Pas SHBA-ja e shpalli person ”Non-Grata”, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë dy herë në konferencë shtypi, si kurrë më parë. Sot ishte dalja e dytë. Analisti Mentor Nazarko thotë se arsyet se përse Berisha zgjodhi këtë kohë për daljen në publik, teksa e cilësoi një goditje të rëndë, vdekjeprurëse për karrierën e tij politike qëndrimin e SHBA.

”E para, synonte që t’i jepte përgjigje këshilltares, znj. Yuri Kim. E dyta, ai është komunikator i shkëlqyer, që di dhe kohën dhe argumentin e mirë për të qenë efektiv në komunikimin e tij, duke imagjinuar që ambasada ishte me pushime siç paralajmëronte ambasadorja dhe duke qenë që dhe për aktivitetin e përditshëm të kronikanëve, medias kjo është një periudhë e vakët, ai donte që të kishte maksimumin e vëmendjes. Kjo ishte arsyeja e dytë dhe arsyeja e tretë ishte fakti që mesa duket në limitet e kohës pas shpalljes së tij ”non grata” dhe publikimit të një reagimi juridik, gjyqësor të tij në Francë, padia ndaj zotit Blinken me sa duket është dorëzuar nga avokati i tij. Këto ishin tre arsyet që zoti Berisha zgjodhi për të dalë pikërisht sot dhe në fund të fundit dhe kjo bisedë është treguesi i qartë që ia vlejti kjo zgjedhje e kohës për të marrë maksimumin e vëmendjes”, deklaroi Nazarko për ”News 24”.

Po ashtu Nazarko tha se Berisha me këtë lloj mandate kaq të rëndë, me këtë lloj vule kaq të rëndë për karrierën e tij të gjatë politike, është brenda së drejtës së vet individuale që të mbrohet ashtu si di ai. Analisti theksoi edhe se e vërteta është se Berisha do të krijojë idenë se SHBA-të kanë diçka të personalizuar me të dhe reagimi i shpejtë i ambasadës së SHBA-ve ndaj tij i shërben kësaj narrative.

“Ishte nga intervistat që më ka bërë shumë përshtypje e Presidentit Topi. Leximi i tij i situatës, i personalitetit të Berishës, i reaktivitetit të tij dhe skenarët e pritshëm të PD. Zoti Berisha në këtë fazë të jetës së vet, politike dhe njerëzore edhe për shkak të leximeve të veta, ai është një pasionant i leximit, ka disa shembuj nga leximet por dhe nga eksperienca e jetës sonë kombëtare që mundohet t’i ndjekë. Ai e kupton që përballë një akuze të tillë kaq të rëndë të luftosh si Davidi me Goliathin është diçka që do të ishte një rrethanë lehtësuese, do të ishte diçka që të paktën në imagjinatën kolektive të mbrojtësve të vetë do të ishte një melhelm i mirë për plagën që ka krijuar kjo goditje e SHBA-ve.

Po ashtu Berisha është dikushi që e ka jetuar pjesën më të rëndësishme të rinisë së vet jo thjesht fizike, por edhe asaj politike nën ndikimin e shembullit të Enver Hoxhës, që u përplas në fillim me rusët, pastaj me amerikanët, pastaj me të dy bashkë, pastaj dhe me Kinën dhe me të tre bashkë, ai e ka qejf këtë lloj përplasje. E vërteta është se ai do të krijojë idenë se SHBA-të kanë diçka të personalizuar me të dhe reagimi i shpejtë i ambasadës së SHBA-ve ndaj tij i shërben kësaj narrative që Berisha po përpiqet të kultivojë me shumë inteligjencë.

Reagimi ishte shumë i qartë, ne do t’i përdorim të gjithë instrumentet që kemi në dispozicion. Instrumentet që kanë në dispozicion SHBA-të janë të shumta, me karakter legal, me karakter diplomatik, me karakter diplomatik etj. Po Berisha ia arriti me këtë konferencë shtypi dhe me reagimin që pasoi për të krijuar idenë që është një betejë e personalizuar ndaj tij. Por ndërkohë ai u përpoq mu për të krijuar këtë frontin e mbështetësve të vet për të thënë që kjo është diçka që ka lidhje dhe me PD-në”, u shpreh Nazarko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit