Home Aktualitet Ndërkombëtarë...

Ndërkombëtarët takojnë Kurtin dhe kërkojnë: Të ulen tensionet, kryetarët e rinj jo në komuna

184
0

Një sërë reagimet kanë ardhur lidhur me situatën tepër kaotike në veri të Kosovës. Eurodeputetja von Crammon, paralajmëroi se qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me veprimet e saj në Veri.

Kurse ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me diplomatët e shteteve të Quintit, kanë qenë vazhdimisht në lëvizje në Kosovë.

Në kërkim të një zgjidhjeje pas përleshjeve të forcave të KFOR-it me protestuesit serbë, ndërkombëtarët takuan në mënyrë urgjente kryeministrin Albin Kurti.

“Ne ramë dakord që situata duhet të qetësohet, por nuk e di nëse mund të them se ka një marrëveshje se si do të ndodhë kjo ulje e tensioneve. SHBA-të besojnë dhe unë u them edhe kolegëve të mi se është nuk është e nevojshme që kryetarët e komunave të veriut të shkojnë çdo ditë në punë. Në fakt, në afat të shkurtër rekomandojmë që kjo të mos ndodhë. Ashtu si qeveria i lejoi ata të bënin betimin në ndërtesa të tjera, për të shmangur konfliktet, ne gjithashtu mendojmë se është mënyra e duhur për ta bërë këtë”, deklaroi Jeff Hovenier, Ambasador i SHBA në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit