Home Aktualitet Ndihmë juridi...

Ndihmë juridike falas, Çiljeta merr ”diplomën” nga ministri Manja: Detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral

296
0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndau të premten certifikatat për studentët e praktikës 2-mujore pranë Klinikave të Ligjit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manja deklaron se qëllimi është rritja e cilësisë së ofrimit të shërbimeve ligjore falas. ”Certifikuam studentët nga praktika 2-mujore pranë Klinikave të Ligjit të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore”,-shkruan Manja.

Mes studentëve është edhe këngëtarja e njohur e skenës, Çiljeta Xhilaga. ”Arti dhe Dija kane ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike,kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale nje dege që më ka terhequr gjithmone. Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua”,-shkruan Çiljeta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit