Home Aktualitet Ndryshimet Ku...

Ndryshimet Kushtetuese, Xhixho: Jo thelbësore për vendin, nuk vazhdohet më me arnime

40
0

PD dhe LSI nuk janë më në koalicion, ndaj dhe kritikat po dalin në shesh, ku LSI shpreh rezerva mbi propozimet për ndryshimet Kushtetuese të cilat po diskutohen në Këshillin e Legjislacionit të propozuara nga PS e PD. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, thotë se duhet pasur shumë kujdes kur artikulohen ndryshimet kushtetuese.

”Amendamentet janë finalja. Duhet pasur shumë kujdes kur ne artikulojmë ndyryshmet në kushtetutë. Në fillim duhet të diskutohen në publik, ekspertë dhe konstitucioalistë. Nuk mund të vazhdojmë më me arnime të Kushtetutës, por të ridimensionojmë totalisht për të rivendosur kontrollin e balancin në të. Nuk mund të vihemi përpara faktit të kryer për këtë ligj tepër të rëndësishëm të një shteti”,-tha në ”Ora News”.

Po ashtu Xhixho ndau shqetësimin për ndryshimet e shpeshta që po i bëhen Kushtetutës. “E kemi bërë kushtetutën si ligj të zakonshëm. Këto ndryshime vijnë pa pasur një debat publik. Për këta ndryshime duhet të flasin më shumë ekspertët e konstitucionalistët sesa politika”. Për Vetting-un e politikanëve, Xhixho thotë se dhe për këtë cështje është e nevojshme të bëhet një analizë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit