Home Aktualitet Në Korçë Dita...

Në Korçë Dita e Verës festohet më 1 mars, ndizen zjarre për largimin e dimrit

43
0

Pavarësisht se jetojnë në një prej qyteteve më të ftohta të vendit, për një pjesë të banorëve të Korçës 29 shkurti ishte dita e fundit e dimrit.

Besimtarët ortodoksë e kremtojnë ditën e Verës në datën 1 mars ndaj një mbrëmje më parë në lagjet e qytetit ndizen zjarret, ndërsa në shtëpi përgatitet kulaçi i ëmbël i cili shoqërohet edhe me fiq të thatë e plot gatime të tjera.

Sigurisht që ata vendosin edhe veroret simbolikën e kësaj dite për të pritur pranverën. Pavarësisht se festa zyrtare e Ditës së Verës për të gjithë shqiptarët është data 14 mars, banorët e Korçës e ruajnë këtë traditë festive ndaj në qytetin juglindor festohet 2 herë

Festa pagane zhvillohet çdo vit nga një pjesë e banorëve të Korçës ndërsa fëmijët kapërcejnë zjarrin si një simbolikë që largon të keqen dhe sjell mbarësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit