Home Aktualitet Në zgjedhjet ...

Në zgjedhjet e 6 marsit me kë do të jetë LSI?

1008
0

Nga Lindita Kokoli

Zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një tregues kuptimplotë se kush do të ketë shumicën e votave nga PD-ja, pra Basha apo Berisha.

Ndërkohë Basha e mori nga gjykata zyrtarizimin se njihet vetëm një PD, me sigël e vulë, ajo që ka Lulzim Basha. Pra në këto zgjedhje të 6 marsit për 6 bashkitë Partia e Berishës nuk mund të regjistrohet me siglen PD. I mbetet të bëjë regjistrim me kandidatët e saj si të pavarur.

E djathta futet e copëtuar në këto zgjedhje, ndaj Edi Rama e ka me të lehtë të synojë marrjen për herë të parë të bashkisë së Shkodrës, historikisht e djathtë. Por duhen votat e LSI në Shkodër që të sigurojë fitoren në këtë kryeqendër të Veriut.

Ndaj akoma nuk dihet se si do të luajë LSI në këto zgjedhje, kur përballë ka PS dhe PD, të dyja që i pati kundër në zgjedhjet e 25 prillit. Apo do të mbështesë kandidatët e ish-kryeministrit Berisha?

Të pyetur nga KOHA JONE drejtues të kësaj force politike se “a do të vendosni kandidatë të LSI në çdo bashki apo do të ndihmoni Bashën apo Ramën apo Berishën?”, zëdhënësi sqaroi shkurt: “Eshtë herët të flasim për këtë!”.

Pra duket se në LSI po shikojnë interesat e tyre momentale politike dhe kjo mbetet një e drejtë e partisë se tyre.

Por nëse LSI vendos kandidatë do të prish balancat mes Ramës, Bashës dhe Berishës, sidomos në Shkodër, Vorë dhe Durrës. Nëse nuk vendos kandidatë përsëri votat e saj LSI-ja do t’i orientojë në një drejtim, por akoma nuk merret vesh saktë se nga do të anojnë votat e saj.

Nga përplasjet e fundit mes LSI dhe Bashës duket se nuk do të ketë vota për PD-në e Bashës nga koshi i LSI. Pyetja shtrohet a do ti kalojë nga Berisha apo nga Rama. Në të dyja raste ajo në lojë mbetet, aq me tepër se të dy kanë nevojë për LSI, sidomos në Shkodër dhe Durrës. Në këto dy bashki do të jetë përplasja e madhe mes palëve.

Në zgjedhje asnjëherë nuk shkohet se e kam të fituar, sepse elektorati të heq vizën kur shikon se ke marrë çdo pushtet në vend.

Ndaj pritet të shikohet së pari data finale e regjistrimit të kandidatëve të partive nëse LSI do të ketë emrat e saj. Dhe pas kësaj date fushata elektorale tregon se si rreshtohet LSI.

Por një rreshtim LSI duhet dhe do ta ketë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit