Home Sporti Nedim Bajrami...

Nedim Bajrami afër kalimit tek ekipi që luan në Europë

108
0

Nga Nedim Bajrami, duket se Fiorentina nuk ka hequr dorë. Klubi po punon për të transferuar mesfushorin nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova.

Bajrami bëri shumë mirë në sezonin e parë në Serie A me Empolin, edhe pse shfaqi oshilacione gjatë kampionatit. Lojtari i kombëtares shqiptare realizoi gjashtë gola në kampionatin italian.

9-të gola realizoi Bajrami në total me gjithë Kupën e Italisë në sezonin e fundit me Empolin, ndërkohë që tani shpreson të transferohet te Fiorentina, që do të garojë në Conference League sezonin e ri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit