Home Aktualitet Nëna e 20-vje...

Nëna e 20-vjeçares: Goca ishte e sëmurë. Ata që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen

544
0

Ngjarja e Librazhdit ka marrë një tjetër kthesë, ku debati është drejtuar drejt privatësisë që i është shkelur 20-vjeçares, që vjehrri dhe vjehrra e filmuar teksa e gjetur në dhomën e gjumit me të dashurin.

Nëna e vajzës thotë se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart. Zonja tha për ”TCH”, se nuk e kanë dhunuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhunuarve. Për të personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë.

”Jemi jashtë mase keq, jemi në depresion të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë, nuk e dinte se çfarë fliste dhe në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dhunuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit, nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi”.

Kjo ngjarje tregon edhe për nivelin ku është sot një shoqëri që konsumon rrjete sociale, ku qeshin me fatin e keq të tjetrit dhe nuk bashkojmë duart me viktimën, por abuzojmë më shumë me të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit