Home Aktualitet Nëndrejtori i...

Nëndrejtori i spitalit të Fierit tregon gjendjen e punonjësve të helmuar

32
0

Edhe ditën e sotme janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjësve të kompanisë koreane “YURA” që prodhon paisje elektrike për automjete.

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani mbërritën tre ambulanca, sot punëtorët janë shoqëruar në spital me autoveturat private të kompanisë.

Në një prononcim për mediet, nëndrejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Erblin Dollkau, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi. Ato janë duke marrë ndihmën mjekësore dhe nuk ndodhen në rrezik për jetë.

“Nuk paraqiten në gjendje të rëndë. Kanë shenja të lehta të irritimit, skuqje të lehta, por jo problematike”, tha Dollaku.

Ditën e djeshme, 8 punonjëse të kësaj kompanie përfunduan në spital.

Sipas mjekëve, punonjëset kishin pësuar skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë që operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet prej 5 vitesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit