Home Aktualitet Nënkryetari P...

Nënkryetari Pacaj: 33% e plazhit në Lezhë është publik. Në Shëngjin, paga minimale shkon 500 euro

134
0

Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se përtej datës zyrtare të çeljes së sezonit, vitet e fundit janë turistët ata që e çelin sezonin turistik, ndonëse shprehet se kanë punuar intensivisht dhe tashmë janë gati për sezonin veror. Sipas tij, Shëngjini rrit kapacitetet me 3-4% çdo vit dhe është rritur dhe kualiteti jo vetëm në akomodim dhe shërbim, me bujtinat, lokalet, beach baret dhe çdo gjë është gati.

”Është i katërti vit radhazi që parcela e plazhit që administrohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkia, dhe VKM e ka ndarë shumë mirë ndarjen e parcelave të plazhit. Që në nëntor është hapur aplikimi në eAlbania, tani çdo gjë është përfunduar dhe çdo gjë është dhënë sipas ligjit. Fatmirësisht nuk kemi pasur probleme dhe me cilësinë që është dhënë në gjithë bregdetin e Lezhës, nuk do të kemi probleme dhe këtë vit. Deri në vitin 2022 kuota për hapësirat publike ishte 20% dhe Bashkia Lezhë kishte 28%. Këtë vit është rritur kuota për të cilat bashkitë kanë detyrimin dhe sot në Bashkinë e Lezhës kemi 33% të plazhit publik. Në çdo plazh si në Qendër dhe në Kune, Tale, Ranës së Hedhun, Kune Vain, hapësirat publike janë, është bërë dhe sistemimi i rërës dhe janë vendosur tabelat”,-tha Pacaj për ”MCN TV”.

Për mungesën e fuqisë punëtore, Pacaj tha se është problematikë e hasur edhe vitet e kaluara dhe këtë vit, por në plazhin e Shëngjinit kjo histori është rregulluar dhe do vazhdojë të rregullohet për sa kohë që dhe paga që u ofrohet këtyre punonjësve është e kënaqshme.

”Është rritur paga, është rritur dhe interesi. Subjektet që kanë investuar dhe financuar në mirëmbajtje dhe marketim, lëvizin me paga shumë të mira. Normalisht ato janë të parat që rekrutojnë punonjësit, pastaj janë bizneset e reja. Paga minimale në Shëngjin shkon 500 euro. Pagat në Shëngjin janë të mira, por me kapacitetet në rritje ka vështirësi dhe konkurrencë për të kapur punonjësit më të mirë”,-tha më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit