Home Aktualitet Nesër heshtje...

Nesër heshtje zgjedhore, kandidatët e Partisë Demokratike zhvillojnë takimet e fundit elektorale

14
0

Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi kanë zhvilluar takimet e fundit në prag të votimit të kryetari të Partisë Demokratike.

Drejtuesi aktual i selisë blu në takimet në Peqin dhe Paskuqan theksoi se PD është krijuar si forca që rrëzoi diktaturën. Duke hequr paralele me votimet e 25 prillit Basha theksoi se PS bën sikur zhvillon zgjedhje, por sipas tij u krye një masakër elektorale.

“Shqiptarët anë e mbanë vendit vendosën përkundër masakrës zgjedhore, përkundër harbutërisë së horrave të Taulant Ballës me shokë, vendosën të ndryshonin, vendosën të ndiqnin Partinë Demokratike në rrugën për ndryshim sepse ne kishim kohë që jepnim prova se ne këtë betejë nuk ishim futur për veten tonë,” tha Basha.

Duke i ftuar mbështetësit për ta votuar ai theksoi se opozita do të dalë me e fortë pas votimit me një anëtar një votë.

“Duhet të dalim nga kjo betejë mendje ndarë e jo të çoroditur, duhet të dalim nga kjo betejë  të vendosur e të bashkuar siç jemi për t’i shkuar deri në fund luftës për demokraci,” tha Basha.

Ndërkaq dhe komisionet zgjedhore për 75 mijë anëtarët tashmë janë gati, teksa Jemin Gjana bëri të ditur vendimet e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit