Home POLITIKE Nesër protest...

Nesër protesta e pedagogëve, Xhixho: Rrezikohet viti akademik. Qeveria t’u rrisë pagat

75
0

Nesër (e mërkurë), pedagogët kanë paralajmëruar një protestë të madhe. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se kjo protestë është kambanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi, pasi për të rrezikohet nisja e viti akademik nëse qeveria nuk rrit pagat e pedagogëve.

”Protesta e pedagogëve është një kambanë alarmi për arsimin. Kërkesat që ata kanë depozituar prej dy javësh janë të realizueshme. Pedagogët tanë janë të keqpaguar, 50% më pak se Kosova. E kanë nisur nga rritja e çmimeve dhe inflacionit. Kërkojnë një pagë dinjitoze sa Kosova, kërkojnë rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor. Të gjithë e dimë ku shkojnë paratë. Mjafton të ndalojë qeveria PPP-të dhe kërkesat e tyre janë mëse të realizueshme. Qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve dhe një krizë ekonomike. Nuk është pasojë e luftës, as kjo krizë. Është keqmenaxhim i sektorit energjetik”.

Nga ana tjetër, Xhixho e konsideron të drejtë kërkesën e studentëve për përfshirjen në paketën e solidaritetit. ”Kjo qeveri po jep një mesazh që unë nuk i njoh studentët. Është një shtresë vulneravël, mbahen nga prindërit pas dy vitesh pandemi. E pamë sa funksional ishte mësimi online. Për 124 mijë studentë, kostoja është 12.5 milionë euro, pra pak më shumë se gjysma e një kilometri rrugë me PPP. Nëse kjo qeveri ndërpret pagesat e inceneratorëve, lekët janë”,-tha në ”MCN TV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit