Home Sporti Nga dështak t...

Nga dështak te Lazio, Muriqi kthehet në idhullin e tifozëve të Mallorcas

116
0

Vedat Muriqi është idhulli më i ri i tifozëve të Mallorcas.  Në një vit e gjysmë te Lazio kishte shënuar vetëm 2 gola në 49 ndeshje, duke u cilësuar si një nga blerjet më të dështuara të klubit.

Në ditën e fundit të merkatos së janarit Lazio e largoi në formë huazimi Muriqin te Mallorca deri në fund të sezonit për një pagesë prej 1 milion eurosh, duke shpresuar që e drejta e blerjes të aplikohet nga spanjollët. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë duhet të shtojnë dhe 9 milionë euro të tjera.

Me të në fushë Mallorca ka arritur dy fitore në dy ndeshje që është aktivizuar. Një gol, një asist dhe pjesëmarrjen vendimtare në aksionin e golit të suksesit në ndeshjen e fundit të luajtur nga skuadra e Luis Garcias janë mëse të mjaftueshme për të hyrë në zemrat e tifozëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit