Home Bota Papa Françesk...

Papa Françesku u përgjigjet të rinjve në një dokumentar

46
0

Që nga fillimi i pontifikatit të tij në 13 mars 2013, Papa Françesku është përpjekur të tregohet sa më afër nevojave të njerëzve, sidomos ata në vështirësi apo të margjinalizuar. Edhe zgjedhja e emrit të tij nuk ishte e rastësishme, duke qenë se Shën Françesku ishte shenjtori që u zhvesh nga gjithçka për t’iu përkushtuar besimit. Me të, njerëzit e kanë pasur gjithmonë më të thjeshtë për t`u afruar.

Dhe pikërisht për këtë arsye do të flasë si rrallëherë në një dokumentar. Nga 5 prilli, në Disney Plus Papa do të shfaqet në një dokumentar dhe do të flasë për tema të tilla si seksualiteti, aborti dhe emigracioni.

“AMÉN: Francisco Responde”, ky është titulli. Në të do të japë jo vetëm këndvështrimin e kishës, por edhe të vetin.

Në dokumentar do të jenë edhe 10 të rinj që do bëjnë pyetje të guximshme ndaj Papës. Që nga shqetësimet e përditshme të të rinjve, deri tek sa paguhet Papa.

Filmi dokumentar është realizuar në Romë nga Jordi Évole dhe Màrius Sánchez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit