Home Aktualitet Ngjarja në Sa...

Ngjarja në Sarandë, Tushi: Akti individual, nëna ka pasur nevojë të diagnostikohet

112
0

Sociologu Gëzim Tushi, shprehet se ngjarja e rëndë në Sarandë ku një nënë e re u hodh nga materniteti së bashku me fëmijën e saj të porsalindur është një nga ngjarjet më të rënda.

Tushi tha se duhen parë rrethanat që e kanë diktuar nënën të ndërmarrë një akt të tillë që mund të jenë për shkak të problemeve të shëndetit mendor ose që mund nga rrethana të jashtme. Po ashtu tha se është e pajustifikueshme që një nënë të marrë jetën e fëmijës së saj edhe kur shtatzanitë janë të padëshiruara.

“Padyshim ngjarja është shumë e rëndë, të marrësh jetën e fëmijës të porsalindur është makabre. Ky është akt individual që ka shkaqet e veta që mund të jenë personale por edhe sociale. Nuk kemi akoma një diagnostikim të saktë të nënës, nuk dihet nëse nëna ka pasur devijanca, duhet parë në tërësi, informacioni është i kufizuar e konkluzionet nuk mund të jetë shteruese. Besoj se është një nga ngjarjet më të rënda. Vrasjet e fëmijëve janë aktet më të shëmtuara dhe nga ana sociale shumë të rënda. Duhen parë rrethanat që e kanë diktuar nënat, ose do jenë shkaqe të problemit shëndetësore ose do të thotë që janë rrethana të jashtme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit