Home Aktualitet Ngritja e Kom...

Ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, Bardhi sfidon Berishën: Cakto kryetarin dhe anëtarët

750
0

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se i jep shansin Sali Berishës që të caktojë kryetarin dhe anëtarët ku ka besim për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021. ”Vendosja e shenjës së barazisë midis sakrificës dhe betejës së demokratëve të Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe veprimtarisë së bandave kriminale me në krye Taulant Ballën, është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes dhe është verbuar nga urrejtja për këdo që nuk është në PD për tu bërë mburojë për hallet e Sali Berishës”.

Postimi i plotë

Sali Berisha ka vijuar edhe sot gënjeshtrat mbi komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit. Më poshtë është vendimi për ngritjen e komisionit hetimor, ku qartësisht demontohet gënjeshtra e Sali Berishës.

Vendosja e shenjës së barazisë midis sakrificës dhe betejës së demokratëve të Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe veprimtarisë së bandave kriminale me në krye Taulant Ballën, është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes dhe është verbuar nga urrejtja për këdo që nuk është në PD për tu bërë mburojë për hallet e Sali Berishës.

Megjithatë duke dashur ti jap një shans Sali Berishës që të tregojë se interesi i tij është zbardhja e ngjarjes së Elbasanit dhe jo marrja në mbrojtje e bandave të Elbasanit, një pjesë e të cilave janë sot pjesë e operacionit të SPAK, e nxis të përgatisë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor vetëm për atë çështje, të caktojë kryetarin dhe anëtarët e opozitës tek të cilët ai ka besim.

Unë do jem një nga firmëtarët për ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe do i kërkoj secilit koleg të opozitës të firmosë dhe mbështesë këtë Komision Hetimor. Ripërsëris kërkesën që ta bëje gati dhe të ma sjellë për firmë që sot (dorazi të lutem, jo me fax sepse lë gjurmë që të lenë pa gjumë pastaj).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit