Home Sporti Nikola Kalini...

Nikola Kalinic firmos për Hajdukun e Splitit, do të fitojë vetëm 1 euro në sezon

148
0

Nikola Kalinic është një qendërsulmues që në Itali ka veshur fanellat e Fiorentinës, Milanit, Romës dhe Veronës, ndërkohë që ka luajtur edhe në Spanjë me Atletico Madridin. Tani sulmuesi do të vazhdojë karrierën te Hajduku i Splitit, për shumën… 1 euro.

Një gjest simbolik, që dëshmon për dashurinë e Kalinic për klubin ku ai filloi në sektorin e të rinjve në vitin 1998. Tani për të një kontratë 6-mujore, deri më 30 qershor 2024, me një pagë qesharake.

Lojtari i lindur në vitin 1988 ishte lojtar i lirë që nga qershori, pasi kishte lidhur marrëveshjen me Hajdukun e Splitit, ku u rikthye për sezonin 2022/23, i cili përfundoi me 4 gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje dhe me fitoren në Kupën e Kroacisë.

Pas 6 muajsh si lojtar i lirë, ai rikthehet të luajë te Hajduk për një tarifë simbolike. Për momentin, klubi i Splitit është i pari në renditje me 41 pikë, +6 ndaj Rijekës dhe +7 ndaj Dinamo Zagrebit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit