Home Aktualitet Nishani krah ...

Nishani krah Edith Harxhit në Kavajë: S’kemi para, nuk mund të blejmë vota

15
0

Zgjedhjet në Partinë Demokratike, do të mbahen më 13 Qershor dhe demokratët do të vendosin se kë do të zgjedhin mes së Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhit apo Agron Shehajt për drejtimin e partisë.

Kandidatja Edith Harxhi ka vijuar me fushatën elektorale. Bashkë me të në Kavajë ishte dhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili nuk është kursyer me akuzat ndaj Bashës. Ai u shpreh se Basha kishte 8 vite në drejtim të PD dhe nuk kishte dhënë asnjë kontribut për subjektin politik.

”S’kemi para, nuk mund të blejmë vota. 13 nuk e mbyll hesapin, por e hap. Ne nuk jemi tradhëtarë dhe as përçarës brenda PD. Mund të jetë ai njeri që e ka marrë peng 8 vjet PD dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut. Ka 8 vjet që rren e mashtron dhe na thotë tradhëtar se themi që mund të jetë më mirë ndryshe”,-tha Nishani nga Kavaja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit