Home Aktualitet Nisin arresti...

Nisin arrestimet e kryebashkiakëve! Në pranga kreu i bashkisë së Lushnjës. SPAK kontroll në zyrën e kryetarit dhe në Hipotekë

16
0

SPAK-u nisi arrestimet VIP. Mësohet se është arrestuar kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe. Policia dhe FNSH kanë zbarkuar në Kadastrën e këtij qyteti. Në pranga edhe 11 zyrtarë lokalë.

Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.
Arrestimet po bëhen për korrupsion.

Deri më tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie dhe të arrestuar janë: Flamur Peqini, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko, Gazment Çela.

Personat e arrestuar janë vartës (bashkëpunëtorë) të Tushes dhe biznesmenë që dyshohen se kanë abuzuar me fondet publike.

SPAK-u ka paralajmëruar arrestime në nivele të larta.

Burime jo zyrtare nga ky institucion tregojnë se janë në proces hetimi katër ish-ministra dhe një zyrtar i lartë, dhe priten prerja e fletë arresteve për tre prej tyre.

Me sa duket korriku dhe gushti do jenë shumë të nxehtë për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë që kanë shpërdoruar detyrën apo kanë bërë korrupsion.

Reforma në Drejtësi po jep frytet. Investimi i SHBA dhe BE nuk po zhgënjen, pasi drejtësia po merr përpara zyrtarë të lartë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit