Home Aktualitet Nisma e qever...

Nisma e qeverisë për shtetësinë shqiptare, Salianji: Personat e lidhur me terrorizmin…

109
0

Nisma e qeverisë për të shitur shtetësinë shqiptare, kundërshtohet nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Për të kjo nismë bie erë korrupsioni, dhe se asnjë vend i BE-së nuk ka vënë në zbatim një mekanizëm të tillë.

“Kjo është një nismë që bie erë korrupsioni pavarësisht se është investuar qeveria për të bërë një ligj për të bërë korrupsion të tillë që t’i lehtësojë vetes së vet që të japin shtetësi. Në dijeninë time asnjë vend i rëndësishëm i BE nuk e ka këtë ligj. Por sido të jetë Shqipëria nuk ka kapacitete e duhura për të grumbulluar informacione edhe nëse do ishte një nismë e ndershme. Shqipëria është e nxirë në raportin e DASH për shkak të pafuqisë së qeverisë për luftuar korrupsionin. SIguria kombëtare po cenohet në të gjitha nivelet”.

Deputeti thekson se nëse nisma e qeverisë miratohet, Shqipëria kthehet në target të individëve që janë pjesë e organizatave terroriste apo grupeve kriminale që duan të fshihen ose të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit