Home ShowBiz Një Adele e r...

Një Adele e re po rikthehet, flet për albumin e ri: Rreth meje që divorcoj veten (FOTO)

120
0

Adele po rikthehet dhe sëfundmi ka folur për albumin e saj të ri, ku ka thënë se është më personal për të se sa çdo projekt tjetër që ka bërë më parë. Në një intervistë të publikuar nga revista “Vogue”, ku artistja dukesh shumë ndryshe nga ajo që kemi parë ndër vite, foli për albumin që thuhet se do të quhet “30”.

Adele nuk ka anashkaluar edhe divorcin e saj me Simon Konecki për të cilin tha se kjo ngjarja ka pasur një ndikim tek djali i tyre 9-vjeçar, Angelo. Pavarësisht dhimbjes që kjo ndarje po i shkakton djalit të tyre, ajo është e sigurt se po ndërmerr një veprim të duhur.

Ikona e muzikës britanike do të vijë së shpejti me këtë album të ri, pas një pauze relativisht të gjatë. Fituesja e shumë “Çmimeve Grammy” publikoi një video të shkurtër në rrjetet sociale nga kënga e ardhshme “Easy On Me”, duke zbuluar se do të shfaqet në platformat e muzikës më 15 Tetor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit