Home Aktualitet Një spiker la...

Një spiker lajmesh në garën për kreun e FRPD-së, Kariqi: Jam një i ri plot energji dhe besim

397
0

Në garën për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është edhe spikeri i lajmeve në ”Ora News”, Arnold Kariqi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Kandidaturën e ka shpallur vetë përmes një postimi në facebook, ku thekson se ”Unë si një i ri plot energji dhe besim, kam dëshirën dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuoj me krenarinë më të madhe për këtë organizatë, sepse bën pjesë në partinë që në thelbin e saj ka vlerat themelore të konservatorizmit, të familjes tradicionale Shqiptare, dinjitetin njerëzor, humanizimin e solidaritetin shoqëror dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës fetare”.

Postimi i plotë

Të dashur miq dhe dashamirës!

Kontributi im familjar në Partinë Demokratike ka nisur që prej vitit 1990 e i trashëguar ndër breza, me bindjen e plotë se ajo është dhe mbetet e vetmja parti që përfaqëson interesin tonë kombëtar, ndërtimin e shtetit të së drejtës, garantimin e lirive themelore, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe prosperitetin e të gjithë kombit! Në rrugëtimin tim shumëvjeçar në PD, me krenari dhe vendosmëri i kam shërbyer bindjes sime si një qytetar i lirë që beson se vendi i tij, një ditë do të jetë shumë më i mirë se ky i sotmi!

Që në fëmijëri, kur as të drejtë vote nuk kisha, angazhimi im ka qenë i palodhur e palëkundur fushatë pas fushate, qoftë ajo fituese apo humbëse! Që nga mbështetës pa kushte, anëtari i thjeshtë e deri tek anëtar i seksionit e grupseksionit, sekretar e kryetar i saj, anëtar i kryesisë së PD e sekretar i FRPD dhe kryetar i saj në Kavajë, e së fundmi anëtar i Këshillit Kombëtar.

Sot, kam vendosur që me shpirt dhe sinqeritet, të jap një tjetër kontribut për demokratët dhe vendin tonë, duke shpallur kandidaturën time për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë! Unë si një i ri plot energji dhe besim, kam dëshirën dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuoj me krenarinë më të madhe për këtë organizatë, sepse bën pjesë në partinë që në thelbin e saj ka vlerat themelore të konservatorizmit, të familjes tradicionale Shqiptare, dinjitetin njerëzor, humanizimin e solidaritetin shoqëror dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës fetare!

Partia Demokratike mbetet aseti më i çmuar i Shqipërisë në këto 32 vite demokraci.
Të mos dorëzohemi dhe të mos reshtim së punuari për ta shndërruar atë, në alternativën e shpëtimit të vendit dhe rikthimit të shpresës së Shqiptarëve!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit