Home Bota Një tjetër pr...

Një tjetër president në vendin e luftës, Macron do të vizitojë Izraelin

52
0

Një tjetër president në vendin e luftës. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të vizitojë Izraelin të martën, më 24 tetor, për të shfaqur solidaritetin me këtë shtet dhe për të vazhduar punën për lirimin e pengjeve që po mbahen në Rripin e Gazës. Macron do të bisedojë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe do të takohet me banorë që kanë shtetësi izraelite dhe franceze që kanë familjarë të vrarë, por edhe familjarët e pengjeve.

Macron po ashtu mund ta shfrytëzojë këtë vizitë për të biseduar me partnerët arabë në rajon, tha Presidenca franceze, pa dhënë më shumë detaje. Izraelin e ka vizituar javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që shprehu mbështetjen e shtetit të tij për Izraelin, pas sulmeve vdekjeprurëse të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Që nga sulmet e koordinuara të Hamasit, Izraeli ka bombarduar pareshtur Rripin e Gazës, territor që kontrollohet nga Hamasi dhe ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Izraeli është zotuar për një sulm tokësor në Gazë, përderisa ka thënë se synon të zhdukë militantët e Hamasit.

Gjatë sulmeve të 7 tetorit, Hamasi ka marrë 222 pengje. Dy pengje amerikane u liruan ditë më parë, pas ndërmjetësimit të Katarit. Shtetet perëndimore po punojnë me shtetet rajonale në Lindjen e Mesme për të liruar më shumë pengje që po mbahen nga militantët palestinezë. /REL/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit