Home ShowBiz Një zbulim i ...

Një zbulim i fortë për Kate Middleton, ja forma e kancerit që ka prekur princeshën

1881
0

Gazetari belg Marc Roche ka bërë një zbulim bombë për Kate Middleton. Në një intervistë për Gala ai iu referua formës së kancerit nga e cila vuan Princesha e Uellsit, duke cituar një burim të mirëinformuar. “Gjithçka tregon se ajo ka një histerektomi dhe kancer të zorrës së trashë. Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.

I pyetur se kur do të kthehej në detyrat e saj mbretërore, ai tha se skenari më i mundshëm do të ishte në qershor ose korrik. “Duke ditur shqetësimin e saj për t’u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re. Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, thotë Marc Roche, autor i librit The Borgias in Buckingham, botuar në vitin 2022.

I pyetur pse princesha zgjodhi të zbulojë sëmundjen e saj në një video dhe jo në një deklaratë zyrtare, gazetari belg përgjigjet: ”Kate Middleton është një fotografe amatore që ka punuar në modë, kështu që pamjet vizuale janë shumë të rëndësishme për të. Ajo është gjithmonë shumë e kujdesshme për pamjen e saj, imazhin e saj, stërvitet vazhdimisht dhe ha shumë pak. Dhe siç thoshte gjithmonë mbretëresha Elizabeth “duhet të të shohin që të të besojnë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit