Home ShowBiz Nuk kanë fund...

Nuk kanë fund telashet financiare për Shakirën

64
0

Telashet e Shakirës me taksat në Spanjë nuk kanë fund. Pak ditë pasi pagoi më shumë se 7.5 milionë euro gjobë për tatimet e pashlyera në periudhën mes viteve 2012 – 2014, ylli kolumbian i muzikës pop dhe latine ka shlyer të tjera detyrime të papaguara.

Këtë herë, fjala është për tatime të pashlyera që datojnë në vitin 2018 që arrijnë një vlerë totale prej 6.6 milionë eurosh. Gjykatatat katalanase nisën një proces gjyqësor për këtë çështje në korrik të këtij viti.

Megjithatë, shuma që këtë herë 46-vjeçares i është dashur të depozitojë në bankat e rajonit verior spanjoll nuk ishte në formë gjobe dhe as nuk ishte nevoja që gjykata ta shpallte fajtore apo të pafajshme. Shakira ra dakord ta shlyente shumën si detyrim të prapambetur përfshirë edhe kamatëvonesat.

Sipas akuzave, Shakira dhe avokatët e saj kanë përdorur një rrjet biznesesh “offshore” për shmangien e taksave. Ylli i muzikës pop u largua nga Spanja në prill pas ndarjes me ish-partnerin Gerard Pique.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit