Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan” jo efektiv, Shqipërisë i erdhi veç ndihmë nga Kosova për zjarret

4
0

Në një kohë që Shqipëria ka nevojë për ndihmë për të përballuar zjarret që kanë ”pushtuar” vendin, marrëveshja e nënshkruar në Shkup para disa javësh në kuadër të nismës “Open Balkan” nuk po funksionon. Rama, Vuçic dhe Zaev firmosën një marrëveshje për ndihmë reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, por kjo ndihmë Shqipërisë i erdhi vetëm nga Kosova.

Në samitin e zhvilluar në Shkup, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev firmosën 2 memorandume dhe një marrëveshje bashkëpunimi. Përveç dy memorandumeve për të lehtësuar qarkullimin dhe punësimin në mes tre vendeve, marrëveshja e vetme që firmosën tre liderët e shteteve kishte të bënte me mbrojtjen dhe shpëtimin në rastet katastrofat natyrore në Ballkanin Perëndimor.

Pa u plotësuar 1 muaj nga marrëveshja, në Shqipëri lindi nevoja që kjo marrëveshje të zbatohej konkretisht. Në përballje me zjarret në gjithë vendin, ekipet zjarrfikëse të Shqipërisë patën nevojë për ndihmë nga fqinjët. Kjo ndihmë nuk erdhi as nga Serbia dhe as nga Maqedonia e Veriut, por nga Kosova.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit