Home Aktualitet Ora 13:00, Ra...

Ora 13:00, Rama në konferencë shtypi

54
0

Zyra e shtypit njoftoi se Kryeministri Edi Rama do të dalë para gazetarëve sot në orën 13:00. Konferenca do të mbahet në sallën e hartave në kryeministri.

NNjë dalje e tillë para medias vjen në një kohë kur brenda pak ditësh janë shënuar 8 viktima.
Aksidenti në Fier – Vlorë shkaktoi humbjen e jetës së 4 pjesëtarëve të një familjeje ndërsa në plazhi I Velipojës u trondit  nga një masakër. Katër persona humbën jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën pas konfliktit për ndarjen e sipërfaqeve rënore që shfrytëzohen për shenzlongë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka dalë ende me një reagim lidhur me këto dy ngjarje, ndërkohë që pritet nga konferenca të dalin dhe detaje lidhur me kabinetin qeveritar Rama 3.

Në një konferencë për median dje Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shmangu përgjegjësitë e policisë së shtetit duke deklaruar se policia tha ai nuk mund të kontrollojë çdo makinë që qarkullon, dhe nuk mund të jetë në çdo konflikt mes fqinjëve.

Nga ana tjetër ai fajësoi gjyqësorin për lirimin e personave të rrezikshme, çka pasohet me ngjarje të dhimshme.

Gjithësesi nga java e ardhme ministri paralajmëroi ndryshim të drejtuesve të lartë të rendit, si dhe kontrollin e pasurisë për drejtuesit e mjeteve të shtrenjta kur shkeljen e ligjit e kanë të përsëritur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit