Home Sporti Orges Shehi f...

Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën, bardheblutë duhet t’i paguajnë dhe pagën

513
0

Orges Shehi ka fituar gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Në fillim të tetorit klubi bardheblu largoi trajnerin që kishte fituar titullin kampion dy sezone më parë. Duke pretenduar se nuk e kishte shkarkuar teknikun 46-vjeçar, por e kishte pezulluar, një lëvizje kjo për të penguar edhe transferimin e tij.

Në këtë mënyrë çështja mes trajnerit dhe klubit bardheblu përfundoi në tryezën e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Që pas shqyrtimit të të gjitha akteve dhe hapave të nevojshëm proceduriale i ka dhënë të drejtë Orges Shehit.

Ai është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me këdo klub që është i interesuar për shërbimet e tij. Tirana është e detyruar t’i paguajë Shehit pagën e plotë deri në tetor.

Sipas Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve është shkarkuar në mënyrë të njëanshme nga Tirana, me klubin që do t’i duhet t’i paguajë pagën e rregullt. Për teknikun durrsak që bëri një punë të jashtëzakonshme te Tirana në dy sezonet para këtij në vazhdim, interesohet Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë nuk përjashtohet as mundësia për të marrë drejtimin e Partizanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit