Home Sporti Orsato rikthe...

Orsato rikthehet të gjykojë në Seria A pas polemikave në duelin Inter-Juve në 2018-ën

55
0

Daniele Orsato rikthehet të gjykojë në Seria A, teksa do të jetë arbitri kryesor në sfidën Sampdoria-Inter, që do të luhet të dielën në orën 12.30. Ai nuk arbitron një ndeshje që nga derbi mes Interit dhe Juventusit, e luajtur në vitin 2018.

Në pjesën e parë Orsato përjashtoi me karton të kuq Matias Vecino (dy kartonë të verdhë) dhe në pjesën e dytë fali Miralem Pjanic, që e kishte një të verdhë, pas një faulli ndaj Rafinhas. Një gabim që u pranua më vonë nga vetë Orsato.

Që nga atëherë ka qenë arbitër i VAR, më 9 korrik 2020 në Verona-Inter dhe ndaj Sampdorias majin e kaluar, por edhe si arbitër i katërt në Romë më 10 janar, 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit