Home Sporti Osijek kërkon...

Osijek kërkon të rikthejë Zekic në Kroaci, nisin kontaktet me Partizanin

32
0

Tekniku kroat, Zoran Zekic u transferua me shumë bujë te skuadra e Partizanit në verë, ku deri më tani ka bërë një punë të mirë. “Aventura” e tij në Superiore, me “Të kuqtë” e kryeqytetit mund të zgjasë shumë pak dhe kjo jo prej rezultateve të dobëta.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave kroate, tekniku 49-vjeçar lidhet ngushtë me një kalim te skuadra e Osijek, e cila nuk po kalon formën e saj më të mirë të mundshme, në këtë fillimin sezoni dhe pas shkarkimit të teknikut, Stjepan Tomas, tashmë kërkojnë Zekic në stolin e tyre.

Gjithsesi kalim nuk është i lehtë, pasi gjithçka është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi 49-vjeçari kroat është nën kontratë me Partizanin. Mediat kroate raportojnë se bordi i Osijek ka filluar kontaktet e para me “të kuqtë”, ku i kanë paraqitur teknikut Zekic propozimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kroat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit