Home Kosova Osmani fton p...

Osmani fton presidentin e Senegalit në Kosovë

17
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka takuar presidentin e Senegalit, Macky Sall.

Siç thekson komunikata presidenciale, Osmani falënderoi presidentin Sall për angazhimin e Senegalit për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ndër të tjera ajo thekson se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Senegalit dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin.

Osmani u shpreh e bindur se Senegali do të jetë një zë i fuqishëm dhe një urë lidhëse e fortë për raportet me vendet afrikane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit